Konkurrentët po shtohen, ndërsa loja po nis të bëhet ajo e vërteta. Mançester Junajtidi e nisi me një “salvo” sulmin e tij për Xhejdën Sançon, ndonëse e di mirë se oferta e parë do të hidhet poshtë. Sipas mediave britanike, “djajtë e kuq” kanë ofrua 60 milionë paundë stërlina, që do të thotë rreth 70 milionë euro për kartonin e sulmuesit të krahut të Anglisë dhe të Borusias së Dortmundit. Klubi gjerman mendohet se kërkon të paktën 90 milionë euro për djaloshin e ri, që gjithsesi është më poshtë sesa gati 120 milionë eurot që kërkonte verën e kaluar. Gjithsesi, drejtuesit në “Old Traford” dhe trajneri Ole Gunar Solskjer duhet të nxitojnë dhe të bëjnë kujdes sepse për Sançon po hyn në lojë edhe Çelsi. Sipas të gjitha gjasave, pasi të përqëndrohet mirë në objektivin e transferimeve, klubi londinez nuk do të kursehet aspak për shpenzimet, siç bëri edhe vjet.
Sfidanti.al