Shumëkujt i duket arrogant, me pretendime të ekzagjeruara, përveçse nevrastenik që krijon probleme me yjet. Antonio Konte është një figurë që krijon dasi në opinionin e futbollit, dhe debatet kanë qenë të shumta pasi ai u largua demontrativisht nga Interi, dhe nuk pranoi të shkonte tek Totenhemi. Me gjasë, njeriu që doli kampion në Milano me zikaltërit, do të bëjë një vit pushim (ndonëse transferimet në futboll janë vetëm në fillim), ndërsa nuk do të jetë e lehtë për asnjë klub që ta bindë.
Gjithsesi, italiani refuzon atë që thuhet se ai është njeri i lidhur me paratë. “Unë kam pasur rrogë të madhe tek Interi, dhe po ashtu kam pasur ofertë të madhe tek Totenhemi, – tha Konte, – po të ishte për punë parash do të rrija aty ku isha, tek Interi, ose do të pranoja rrogën e Totenhemit. Objektivi im i parë nuk janë paratë, por sukseset. Unë nuk hyj në garë për të marrë pjesë, por për të fituar. Kur projekti nuk më bind atëherë përgjigjja ime është “jo, faleminderit”. Për këtë arsye, unë nuk pranoj compromise, qoftë edhe me rrogë të madhe”. Konte është një trajner i fortë që nxjerr kampion ekipe me probleme. Çelsi doli i 10-ti në Premier para se ta merrte ai, por pastaj u shpall kampion. Këtë bëri edhe me Interin dhe më parë me Juventusin.
Sfidanti.al