Cristiano Ronaldo, treguesi i të ardhmes vjen nga Georgina: Qëndron te Juventus

Nga Spanja vjen një tregues i rëndësishëm i merkatos për Cristiano Ronaldon. Ajo që e zbulon këtë është e fejuara e futbollistit, Georgina Rodriguez gjatë xhirimeve për serialin dokumentar për jetën  e saj. E pyetur për të ardhmen e yllit portugez në Itali, modelja nuk ngurroi asnjë moment duke sqaruar me siguri vullnetin e Ronaldos për të qëndruar te Zonja e Vjetër. ‘Se queda(Qëndron) –ishte përgjigjja e Georginës duke larguar zërat për një largim të luzitanit nga Juventusi pas ardhjes së Massimiliano Allegri’.

Sfidanti.al