Arsen Wenger është pezulluar me 4 ndeshje dhe 25 mijë funta gjobë nga Federata Angleze e Futbollit.
Trajneri i Arsenalit, Arsen Wenger është denuar zyrtarisht për katër ndeshje për sjelljen e tij në fitoren prej 2:1 kundër Burnleyt.
67 vjeçar u akuzua për abuzim verbal dhe shtyrje të gjyqtarit të katërt të ndeshjes, Anthony Taylor, i cili tani do të mungojë në ndeshjen e së shtunës në FA Cup ndaj Southamptonit, si dhe në tri ndeshjet e Premier Ligës, kundër Watfordit, Chelseat, dhe Hull Cityt.
Ai gjithashtu është gjobitur me 25 mijë funta. Me katër ndeshje do të mungojë edhe Granit Xhaka, i cili në po atë ndeshje u ndëshkua me karton të kuq