Për Moratën fjala tradhëti është baraz ..Zidane

Morata dëshiron të largohet nga Real Madridi dhe as nuk deshiron te mendohet dy herë për këtë gjë.

Erdhi në Santiago Bernabeu me kërkesë të Zinedine Zidane, për të konkurruar me Karim Benzeman, por Alvaro Morata asnjëherë nuk ka qenë kërcënim serioz për francezin, duke startuar vetëm në ndeshje jo të rëndësishme dhe atëherë kur Zidane dëshiron ta pushojë Benzeman, transmeton Gazeta Express.

Alvaro Morata ka luajtur vetëm 131 minuta në 6 ndeshjet e fundit – një mesatare prej 22 minutash për ndeshje.

Radio spanjolle bën të ditur se nëse Zidane vazhdon kështu, Alvaro Morata nuk dëshiron të qëndrojë në Real Madrid. Sulmuesi rrezikoi verën e kaluar me rikthimin te Los Blancos duke injoruar oferta tjera, por ai mendon se ky rrezik nuk është shpaguar dhe nuk ka shkuar si duhet dhe për këtë po kërkon skuadër të re