Nuk gënjen Nadali, kundër Federer është speciale

Rafa Nadal do të luajë me Roger Federer në finale të Australian Open, pasi mposhti në gjysmëfinale tenistin bullgar Grigor Dimitrov.

Finalja e Australian Open 2017 duket të jetë e ngjashme me Wimbledon 2008, ku u takuan Roger Federer kundër Rafael Nadal dhe motrat Serena Williams kundër Venus Williams.

Tenisti spanjoll është shprehur tejet i lumtur që sërish do të përballet me Federerin.

“Është diçka speciale që të luajë me Federerin në një finale të Grand Slam. Nuk mund të gënjejë për këtë”, tha Nadal.