Rumenige: Levandovski numri 1 i botës, mbi Mesin e Ronaldon!

Edhe pse ishte i dëmtuar 4 ndeshje apo më shumë, sërish nuk u pengua për të bërë mrekullinë. Robert Levandovski arriti në 41 gola në vetëm 28 ndeshje të Bundesligës, dhe shefi ekzekutiv i Bajernit të Mynihut, Karl-Hajnc Rumenige, nuk ka dyshime. “Ai fitoi çmimin e FIFA-s si lojtari më i mirë i botës për vitin e kaluar, – tha “Kalle” për median polake “Virtualna Polska”, – pra, për mua gjithçka është e qartë. Dakord, në futboll kanë dalë talente të tjerë të mëdhenj si Mbape, por Robert Levandovski është aktualisht më i miri lojtar në botë. Sipas mendimit tim, sot ai është më mirë se Lionel Mesi dhe Kristiano Ronaldo”. Levandovski ka shënuar 47 gola këtë sezon në 39 ndeshje për Bajernin, Mesi ka 38 gola në 47 ndeshje ndërsa Ronaldo ka 36 gola në 44 ndeshje.

Sfidanti.al