Po, po, kjo është e vërtetë! Klubi më i fuqishëm i botës në futboll do ta ketë të vështirë të kënaqë pretendimet e një ylli, edhe pse po flasim për femrat. Kosovare Asllani, njëra nga lojtaret më të mira të ekipit “merenges”, nuk pritet ta vazhdojë karrierën tek Reali i Madridit, dhe kjo sepse klubi spanjoll ka strategji tjetër për të ardhmen. Asllani, 31-vjeçare, u shpall lojtarja më e mirë e muajit prill në La Ligën femërore, veçse mediat në Madrid shkruajnë se drejtuesit do ta vendosin theksin tek lojtaret e reja dhe spanjolle, që janë me kosto më të ulët, diçka që duket se ndikohet nga kriza e koronavirusit. E përditshmja “AS” shkruan se nuk pritet të bëhen oferta të mëdha financiare për Asllanin dhe për yllin tjetër, Jakobson, e cila ka biseduar për një kontratë më të pasur, por që nuk do ta ketë. Reali u kualifikua për në kupat e Europës sezonin tjetër pasi doli për herë të parë në histori në vendin e dytë të La Ligës. Kampion doli Barcelona, që ka fituar 6 tituj.
Sfidanti.al