Një legjendë ka dyzime dhe nuk është gjë e vogël kur e thotë një nga njerëzit e brezit të madh të viteve 70-të. Zep Majer, portieri i skuadrës legjendare që fitoi 3 herë Kupën e Kampionëve, dhe që fitoi Kupën e Botës dhe Kampionatin Europian me Gjermaninë Perëndimore, nuk është i bindur se bavarezët do të kenë sukses nën drejtimin e trajnerit të ri, Julian Nagelsman. Në një intervistë për televizionin “Sport1”, Majeri dyshon që Nagelsmani t’i ketë “kredencialet” e duhura për t’ia dalë mbanë në “Alianc Arena”.
“Unë nuk e di nëse (Bajerni) do të jetë aq i lumtur me Julian Nagelsmanin, – tha ai, – jam shumë skeptik. Ai nuk ka arritur ende asnjë sukses. Thuajse të gjithë trajnerët që kanë ardhur tek Bajerni, kishin fituar tituj më herët. Po ashtu më vjen shumë keq që largohen legjenda si (ndihmëstrajneri) Gerlan dhe Miroslav Klose, që kanë dhënë kontribut të madh”. Bajerni fitoi shumë me Hansi Flikun, plot 6 tituj në sezonin e parë dhe titullin kampion në të dytin, por trajneri do të shkojë te kombëtarja e Gjermanisë.
Sfidanti.al