Lajmi nga Spanja: Pa Champions League, Ronaldo shkon te Manchester United

Sipas të përditshmes spanjolle AS, e ardhmja e Cristiano Ronaldos varet nga verdiktet e ditës së fundit të kampionatit italian. Nëse bardhezinjtë do të dështojnë në kualifikimin në Ligën e Kampioneve, ylli portugez do të largohet nga Torino. Destinacioni është rikthimi te dashuria e tinj e dytë pas Sporting Lisbonës; Manchester United.

Sipas të përditshmes spanjolle, Ronaldo ka hyrë në kontakte me Solskjaer për të folur për projektin e Djajve të Kuq në të ardhmen dhe interesi duket se ishte reciprok, jo vetëm nga klubi anglez

Nga ana e tij edhe Juventusi, pa Ligën e Kampioneve do të pranonte një operacion të tillë, sepse pa shpërblimin e kompeticionit më të rëndësishëm evropian për klube, do t’i duhet të kursejë nga superkontrata e Cristiano Ronaldos. Cmimi i kërkuar nga bardhezinjtë është 25 milionë Euro që do të ndihmonte financat e klubit, ashtu sikurse edhe kursimi i 30 milionë Eurove në vit nga paga e futbollistit

Sfidanti.al