Çunat e  Disiplinës mbushin  brekët kur “ndëshkojnë” Olsi Ramën dhe.. Laçin!

Doni ta merrni vesh se sa të hekurt e ka dorën  Komisioni i Disiplilës, këtë e mëson kur në skenën e “krimit” i del para emri i Olsi Ramës, apo më keq akoma, kur bëhet fjalë për të ndëshkuar ekipin që ndjell më shumë frikë tek zyrtarët..Laçin.  Ata që mbahen me të madhe si “xhelatët  e  dhunës” , përdridhen dhe spërdridhen kur flitet për të dënuar “te fortët”e Superligës. I fortë në kuptimin politik, siç është Olsi Rama dhe të fortë në kuptimin biologjik …siç e ka namin Laçi!

E paskan qortuar me vërejtje Olsi Ramën për akuzat që i ka bërë arbitrit Ferhataj në fund të  ndeshjes Teuta-Partizani, ku kulmi arriti me një penallti të shpikur nga hiçi, duke i vënë vulën idesë së moçme  se javët e fundit arbitrat tanë shohin ëndërra me sy hapur! Një penallti qorre do të quhej me plot gojë, kur dora e futbollistit të Teutës i duket arbitrit si dora e futbollistit të Partizanit. Në fakt, nuk ishte punë sysh, por më shumë një ide fikse në kokë ! Sikur gjestin e Ramës ta kishte bërë një drejtor tjetër,  i  secilit nga klubet e Superligës, edhe pse arbitri ia solli në majë të hundës demave,  kushedi çfarë dënimi sepktakular do të meritonte . ..

Kulmi i (mos) përputhjes  me të famshmin Komision arrin në momentin që ndëshkon edhe Laçin këtë jav,  që paska gabuar se s’ka përmbushur detyrimet e ndeshjes!  Po a nuk ishte Tirana organizatore e ndeshjes në “Air Albania”,apo ia kishin lënë Laçit ?! Të duket si enigmatik ky dënimi i Laçit,  si një lojë pa top nga çunat e Komisionit, që driblojnë kur në Laç goditet koka e trajnerit Bozhiqi me shishe dhe  i dënuan me 1 milion lekë gjobë , tani që ndenjën urtë gjatë 90 minutave , edhe për meritë të Tiranës, i qortojnë për një faj imagjinar…

Sfidanti.al