Pagat peshojnë; Juventus u kërkon lojtarëve të shtyjnë 4 rroga mujore

Reduktimi i peshës së pagave në bilancet e shkatërruara nga pasojat e pandemisë coronavirus është një problem I përbashkët për të gjithë klubet e mëdha evropiane. Është folur shumë për këtë cështje te Interi, duke parë vështirësitë financiare me të cilat po përballet Suning, por edhe te Juventusi situata nuk është e lehtë dhe mund të përkeqësohet nëse bardhezinjtë dështojnë në tentativën për t’u kualifikuar për në Ligën e Kampioneve sezonin e ardhshëm.

Në këtë mënyrë, Zonja e Vjetër sheh reduktimin e kostove për paga si një mundësi për të ndihmuar arkat e saj. Nuk është vetëm rasti i vecantë i Cristiano Ronaldos që ka një pagë 31 jmilionë Euro në vit,por edhe ai I Dybalës me 7.3 milionë e Rabiot e Ramsey me pagë 7 milionë Euro në sezon secili.

Kështu sipas asaj që publikohet te ‘La Gazzetta Dello Sport’ dhe ‘Calcio&Finanza’, në këtë pikë, Juventus u kërkoi futbollistëve të tij të pranojnë shtyrjen e disa pagave mujore; në mënyrë të vecantë iu kërkua që të pranojnë të marrin me vonesë pagat e periudhës mars-qershor të 2021

Një propozim i ngjashëm u bë edhe sezonin e kaluar dhe në muajin mars të 2020 klubi kishte gjetur një akord me skuadrën  për heqjen dorë nga 4 paga mujore, për të rekuperuar 2 muaj e gjysmë paga në sezonet pasardhëse, për 33.75 milionë Euro.

Sfidanti.al