Miluoki fiton në Indiana, por Antetokumbo dëshiron të kursejë energji

Suksesi ishte falë gjithë skuadrës, por së pari për shkak të paraqitjes së kapitenit që si për herë ka pretendime të mëdha. Edhe pse Miluoki ka dështuar dy sezone radhazi që ta transformojë formën e fazave të rregullta në triumf në plej of, sërish Janis Antetokumbo nuk heq dorë. Fitorja 142-133 në fushën e Indianës ndodhi sepse ai shënoi 40 pikë, kapi 15 topa në tabela e shërbeu 6 asistë, madje duke zhytur shpesh topin në kosh me shumë forcë. Miluoki është vetëm 1 humbje larg Bruklinit në luftë për vendin e dytë në Konferencën Lindore, ndërsa kanë mbetur shumë pak ndeshje deri në plej of.

“Unë ndjej shumë adrenalinë në parket, – tha Janisi, – dhe dua që ta zbraz, por edhe dua që të kursej energji për në plej of”. Antetokumbo u ndihmua nga fakti se Indiana kishte 4 lojtarë titullarë mangut, ndërsa Domantas Sabonis u dëmtua gjatë ndeshjes duke dalë jashtë ndërsa kishte 10 pikë, 14 asistë e 6 topa në tabela.

Sfidanti.al