Lajmi po qarkullonte prej ditësh, por tani është zyrtare. Pasi humbi finalen e Ligës së Kampioneve, Turqia përshëndeti edhe Cmimin e Madh të Stambollit në Formula 1 që ishte programuar të zhvillohej në 11-13 qershor. Anulimi i kësaj gare u bë për shkak të masave kufizuese të ndërmarrë nga shumë vende sidomos Britania e Madhe, ndaj Turqisë. Kështu kalendari i kampionatit ndryshon me garën e Francës që përafrohet me 1 javë, ndërkohë që në Austri do të zhvillohen sërish 2 gara
Ndërkaq, organizatorët e garës i kanë bërë një kërkesë Formula 1 që të merret në konsideratë mundësia e zhvillimit të Cmimit të Madh të Turqisë në një datë të mëvonshme të sezonit, nëse do të jetë e mundur, dicka që e bëri edhe Kina në fillimin e këtij viti
Federata Ndërkombëtare e Automobilizmit, e detyruar që të anulojë garën turke bëri të ditur se afroi me 1 javë Cmimin e Madh të Francës që do të mbahet në 18-20 qershor e pasuar nga 2 gara radhazi në Austri; në 25-27 qershor do të zhvillohet gara në Stiria, ndërsa në 2-4 korrik do të zhvillohet Cmimi I Madh I Austrisë.
Sfidanti.al