Hansi Flick është praktikisht ish trajner i Bayernit të Mynihut. 56 vjecari ka edhe 2 ndeshje me kampionët e Gjermanisë dhe më pas do t’u japë lamtumirën për të menduar me qetësi për të ardhmen e tij që shihet në pankinën e përfaqësueses gjermane. Por Flick në një konferencë për shtyp preferoi të mos flasë shumë për këtë cështje.
‘Unë trajner i Gjermanisë?-tha Flick-Gjithnjë kam thënë se nuk ndjej asnjë lloj presioni. Oliver Bierhoff ka thënë që në ditët e fundit tratativat po shkojnë mirë. Por unë kam ende një punë për të bërë këtu, sepse skuadra është e rëndësishme për mua. Jam shumë mirënjohës për mundësinë që pata të drejtoj një skuadër të tillë. Për këtë arsye po përqendrohem te ndeshjet e mbetura. Objektivi është të kaloj 80 pikët dhe të ndihmoj Lewandowskin të shënojë 40 gola’.
Sfidanti.al