Në karrierë ka shënuar gati 250 gola dhe është një “gjahtar” nga më të mirët. Më moshën 28-vjeçare Mohamed Salah po arrin kulmet e karrierës, ndërsa ka fituar Premier Ligën e Championsin, si dhe Këpucën e Artë në Angli. Përveç këtyre, ai po arrin edhe një objektiv tjetër, dhe nuk besohet se do t’i duhet shumë për t’ia dalë. Me golin e shënuar në “Old Traford” ndaj Mançester Junajtidit, sulmuesi egjiptian arriti në 96 gola në karrierë në Premier Ligë.
Ai është një nga sulmuesit afrikanë me më shumë rrjeta në kampionatin anglez dhe përpara tij janë vetëm legjenda e Çelsit, Didie Drogba dhe ylli i dikurshëm i Arsenalit, Emanuel Adebajor. Drogba ka 104 gola dhe Adebajor 97, pra Salahut i duhen vetëm 8 për të kapur vendin e parë dhe 9 gola për të qenë rekordmen. Gjithsesi, kjo do të ndodhte nëse do ta vazhdonte karrierën në Angli, ndërsa ka një kërcënim të madh fare pranë. Ky është shoku i tij i skuadrës, Sadio Mane që ka 93 gola deri tani.
Sfidanti.al