Durant fiton duelin me Jokiçit, Bruklini fiton dramën në Denver!

Ishte një ndeshje e çmendur ajo në Arenën e Denverit, që tregoi se në basketboll nuk ka kurrë siguri. Bruklin Netsat u ndodhën në -21 pikë përballë vendasve, por sërish arritën të reagonin e të përmbysnin situatën për të fituar 125-119. “Në pjesë e dytë ne ndërruan fletën dhe luajtëm basketbollin më të ashpër të mundshëm”, – tha heroi i takimit, Kevin Duranti, ndërsa trajneri i Bruklinit, Stiv Nesh tha “pavarësisht nga kjo, më pëlqen që të fitoj duke vuajtur”.

Duranti ishte në një nivel të lartë, edhe pse mori notën 1. Ylli kryesor i Bruklinit shënoi 33 pikë, kapi 11 topa në tabela, shërbeu 7 asistë, vodhi dy topa e bllokoi dy gjuajtje, ndonëse e humbi topin 5 herë. Ai u ndihmua nga Kajri Irving me 31 pikë, ndërsa Blejk Grifin shënoi 20 pikë e Xhef Grin shtoi 15. Për miqtë nuk ishte sërish Xhejmd Harden, një nga shënuesit më të mirë të NBA-së, për shkak dëmtimi. Bruklini i dha fund një serie prej 4 humbjesh radhazi, dhe mbajti vendin e dytë në Lindje me 44 fitore e 24 humbje.

Nikola Jokiç luajti po ashtu mirë për Denverin, ndonëse i humbi të pesë gjuajtje për tri pikë, diçka jo edhe aq karakteristike për të. Qendra serbe shënoi 29 pikë, kapi 7 topa në tabela e shërbeu 6 asistë, por sërish ishte disi larg tripëll dabëllit, që e ka specialitet. Majkëll Porter shënoi 28 pikë për vendasit, Kampaso 19, Rivers e Hauard nga 13. Denveri ndjeu mungesën e Xhamal Marrejt dhe të Monte Morrisit. Nagetsët janë në vend të katërt në Perëndim, të kaluar nga Los Anxhelos Klipersat, ndonëse Dallasi vështirë t’i rrezikojë.

Sfidanti.al