Rekordet janë bërë për t’u thyer dhe në Mynih mendojnë se është koha. Robert Levandovski ka tani 39 gola në Bundesligë në një sezon, ndërsa Gerd Myleri mban ende rekordin pasi shënoi 40 herë në një edicion të vetëm të kampionatit në 1971-1972. i mbiquajturi “Bomberi i Kombit” pati nevojë për plot 34 ndeshje në atë kohë, ndaj vetëm 27 ndeshjeve që ka luajtur polaku, veçse vlen të theksohet se Bundesligë në vitet 70-të kishte shumë më tepër konkurrencë sesa sot. Gjithsesi, kjo nuk ia ul vlerën asaj që po bën 32-vjeçari, që duhet të shënojë edhe dy gola në dy ndeshjet e mbetura që ta thyejë rekordin. “Përshëndetje tifozë të Bajernit, – tha Levandovski pas ndeshjes, – është një mëkat që ju nuk jeni këtu me ne. Gjithsesi, çdo gjë që bëjmë, ne e bëjmë për ju”.
Trajneri Hansi Flik ishte i lumtur për titullin dhe për yllin e tij. “Ne treguam një nivel tepër të lartë sot, – tha ai, – komplimente të mëdha për lojtarët e mi. Është gjithnjë e veçantë të jesh kampion i Gjermanisë, aq më shumë për herë të 9-të radhazi. Kam qenë i bindur gjiithmonë se sulmuesi më i mirë i botës, Levandovski, do ta thyejë rekordi e Gerd Mylerit. Sa për të ardhmen time, nuk di nëse do të jem trajner i Gjermanisë”.
Sfidanti.al