Një pikëpyetje e madhe për Solskjerin, ndërsa analistët kanë mendime të kundërta. Ish-mesfushori i Mançester Junajtidit, Ouen Hargrivs, e ngriti lart Edinson Kavanin pasi ai shënoi dy gola në Romë, një javë pasi kishte shënuar 2 gola në “Old Traford” ndaj po kësaj skuadre. Sulmuesi uruguajan ka 14 gola këtë sezon, ndonëse nuk ka qenë gjithnjë titullar, dhe po e fiton çdo herë e më shumë vendin në formacion. “Mendoj se Kavani ka bërë një punë të mrekullueshme, – tha Hargrivsi, – ai meriton një kontratë të re, dhe Junajtid nuk do të paguajë për transferimin, edhe pse rroga është e lartë. Mendoj se ekipi ka nevojë për një lojtar të krahut të djathtë. Harri Kejn dhe Halandi kushtojnë shumë për këtë kohë krize”. Gjithsesi, Rio Ferdinand e Pol Skouls deklaruan se Solskjer duhet të marrë pikërisht Harri Kejnin ose Halandin.
Sfidanti.al