Nuk ka rëndësi nëse do të jetë sulmuesi norvegjez apo dikush tjetër, por kapiteni kërkon një “peshë të rëndë” në sulmin katalanas, që ai të ketë mundësi të shkatërrojë mbrojtjet kundërshtare, një yll ofensiv që të japë më shumë garanci sesa Antuan Grizmani apo Usman Dembeleja. Mediat europiane shkruajnë se Lionel Mesi ka kërkuar nga presidenti Laporta një lojtar të tipit të Halandit apo të Nejmarit. Mesi është gati të luajë edhe 3 vjet në “Kamp Nou” e të synojë të fitojë gjithçka, për të shkuar më pas në ligën amerikane të futbollit, MLS. Gjithsesi, ai do të jetë i lidhur me Barcelonën dhe do të jetë më pas në rolin e një ambasadori të klubit, apo në ndonjë post tjetër drejtues.
Sfidanti.al