UEFA të mos kujtojë se e duan, Guardiola e Klop e sulmojnë!

Do të kalojnë edhe disa ditë dhe “munxat” për Realin apo Juventusin do t’i lenë vendin një gjykimi më të qetë dhe gjakftohtë. Padyshim që, përveç kritikave të forta për 12 “apostujt” e Superligës Europiane, do të nisin sulmet për UEFA-n dhe presidentin e saj, Çeferin, madje ato kanë nisur që tani. Në shënjestër është vënë projekti për të zgjeruar dhe ndryshuar Championsin dhe në sulm kanë kaluar trajnerët e shquar Pep Guardiola e Jurgen Klop, pikërisht ata që u shprehën edhe kundër Superligës. Guardiola e ka me shtimin e numrit të ndeshjeve.

“Ata nuk mendojnë fare për lojtarët, – tha ai, – spektakli duhet të vazhdojë, por kjo do të thotë më shumë dëmtime. Lojtarët duan që të luajnë, por jo që të dëmtohen kaq shpesh. Ndoshta UEFA duhet të bëjë që të shtohen ditët e vitit në 400”. Klop thotë: “Gjithkush e di mendimin tim për rritjen e numrit të ndeshjeve, Superliga u hoq nga tavolina dhe kjo është gjë e mirë, por jo që Championsi i ri është kaq i bukur, mua nuk më pëlqen”.

Sfidanti.al