E vështirë në Bilbao, por Atletiko rikuperon Suarezin, Zhoao Feliksin e Lemarin!

Me një “gur” vriten 3 “zogj”, dhe trajneri Diego Pablo Simeone është i lumtur. Atletiko e Madridit ka një ndeshje tepër të vështirë sonte në orën 21:00 në fushën e Bilbaos, dhe e ka detyrë që ta fitojë për të mos lejuar të paktën Barcelonën për t’u afrur (pas barazimit të Realit). Trajneri argjentinas u shpreh me besim pas fitores në mesjavë, ndërsa ka lajme të mira se në skuadër janë kthyer të dëmtuarit Luis Suarez, Zhoao Feliks dhe Tomas Lemar. Një treshje shumë e rëndësishme në sulm dhe në mesfushë, ndërsa bardhekuqtë kanë 3 ndeshje të vështira, Bilbaon jashtë fushe, Elçen në Madrid dhe pastaj vizitën në “Kamp Nou” tek Barcelona. Mungesa e vetme është Himenez i pezulluar. Simeone duhet të gjejë mënyrën për të fituar jashtë fushe sepse nuk ia del që nga 28 shkurti.

Sfidanti.al