Nëse në Angli ka në pjesën më të madhe shprehje me edukatë, kritika shpesh me pambuk apo me ndihmën e fjalëve “të lutem”, “më vjen keq”, mundësisht edhe me ndonjë filxhan çaji në orën 17:00, kur vjen puna tek amerikanolatinët, sjellja është krejt ndryshe. Trajneri i Lidsit, Marselo Bielsa, u tregua shumë i drejtpërdrejtë kur u pyet për planet për krijimin e Superligës Europiane.
“Ekipet më të fortë mendojnë se ata ndikojnë më shumë në rritjen e të ardhurave, duan të marrin më shumë nga paratë që krijon futbolli, – tha ai, – Sipas kësaj logjike, kur ekipet e tjerë nuk janë të nevojshëm, të fuqishmit privilegjojnë interesat e tyre ndaj interesave kolektive. Kjo gjë po ndodh edhe për çdo gjë tjetër në botë, të pasurit duan që të bëhen edhe të të pasur, dhe të varfërit bëhen më të varfër”.
Sfidanti.al