Gazidhis i Milanit: E duam Superligën, Seria A është për fundjavë!

Premtimi është se do të jenë pjesë e kampionatit, pra që “tradhëtia” ndaj tifozëve do të jetë përgjysmë. Ivan Gazidhis, ish-drejtues i lartë i Arsenalit sot në timonin e Milanit, shpjegon se klubi lombard është  i lumtur që bën pjesë në këtë konkurrim të ri të futbollit europian, pra në Superligë. “Partnerët tanë të dashur, – shkruajti ai, – si pjesë e rëndësishme e familjes Milan, dua që t’iu informoj për këtë që po ndodh. Ne jemi të lumtur që jemi pjesë e 12 klubeve të Superligës së re Europiane, objektivi është të krijojmë një format ku skuadrat më të mira të luajnë më rregullisht, për të përmirësuar cilësinë. Kemi besim se do të kemi sukses, ndërsa vështirësitë për shkak të Kovidit ishin shumë të mëdha. Seria A do të mbetet gara e fundjavës, do të jetë gara më e rëndësishme në Itali dhe Milani është krenar që do të jetë pjesë e saj”.

Sfidanti.al