Barça për Nejmarin mund të japë 70 deri 80 milionë euro

Si parantezë duhet thënë se në Francë theksojnë që braziliani është i lumtur në Paris dhe e sheh PSG-në si ekip në rritje dhe si projektin e duhur. Në Katalonjë, ndërkaq, thonë tjetër gjë. Sipas mediave barceloniste dhe atyre të Madridit, Nejmar i ka ndërprerë bisedimet me klubin francez me shpresën që të kalojë që këtë verë në “Kamp Nou”. Po sipas këtyre njoftimeve presidenti Laporta është gati të japë nga 70 deri në 80 milionë euro këtë verë, që të blerë kartonin e Nejmarit nga PSG. Nuk dihet nëse presidenti Al Helaifi do të jetë dakord, por kontrata e Nejmarit përfundon në 2022 dhe nëse ai nuk rinvon, vitin tjetër ai largohet me parametër zero. Kjo do të thotë se Barça është më e lidhur me një kthim të Nejmarit sesa me blerjen e Erling Halandit, për dy arsye. Së pari, sepse do të jetë e vështirë siç doli nga bisedimet me Mino Raiolën dy javë më parë, por edhe sepse Nejmar duket më i përshtatshëm për lojën e Barcelonës, dhe i kërkuar nga Mesi.

Sfidanti.al