Prapaskena, Gosens dhe fanela e Ronaldos: Më tha ‘jo’ pa më parë në sy, më erdhi turp

Në autobiografinë e titulluar ‘Ia vlen të ëndërrosh’ që do të dalë në shitje në 8 prill, Robin Gosens tregon një prapaskenë me Cristiano Ronaldon, me portugezin që bëri një figurë të shëmtuar. ‘Pas ndeshjes me Juventusin, kërkova të bëja ëndrrën time realitet dhe të merrja fanelën e Ronaldos-tregon Gosens në librin e tij-pas fërshëllimës së fundit të arbitrit shkova tek ai dhe jo te publiku për të festuar, por Ronaldo nuk pranoi. E pyeta: ‘Cristiano mund të më japësh fanelën tënde? Pa më parë në sy më tha vetëm: ‘Jo’.

Një refuzim  i bërë në mënyrë aspak të sjellshme nga Ronaldo kundrejt futbollistit të Atalantës që nuk e fshehu turpin që ndjei. ‘Isha bërë shumë i kuq në fytyrë dhe më vinte turp-vijon Gosens në rrëfimin e tij-u largova dhe u ndjeva shumë i vogël. E keni parasysh atë moment kur ndodh dicka e sikletshme dhe ti sheh rrotull se mos e ka vënë re dikush? Këtë ndjeva dhe unë dhe u përpoqa ta fshihja

Sfidanti.al