E dinim që kjo skuadër e kishte tmerr kur luante në fushën e saj, dhe do të donte që gjithë kampionatin ta luante jashtë. Gjithsesi, duhet të luhet edhe në “Kamp Nou” dhe Barcelona mezi e mori fitoren ndaj Vajadolidit, ndërsa u duk se do ta kishte të lehtë. Vetëm 1-0, me gol të shënuar në minutën e fundit nga Usman Dembele dhe përballë një kundërshtari që mbeti me 10 lojtarë që nga minuta e 79-të kur Oskar Plano u përjashtua me të kque.
Tashmë katalanasit kanë 65 pikë, vetëm 1 më pak sesa Atletiko e vendit të parë dhe dy më shumë sesa Reali është i treti. “Kjo ligë është shumë e vështirë, – u shpreh mbrojtësi Lengle pas ndeshjes, – duhet të luftosh shumë për të fituar. Jam i lumtur për Dembelenë dhe nuk habitem aspak sepse deri tani ka pasur shumë dëmtime, dhe nuk mund të jepte atë që dinte të bënte”. Gjithsesi, polemikat ishin të mëdha pasi Vajadolidi protestoi për të kuqin duke e quajtur të verdhë e duke kërkuar llogari se përse VAR-i nuk ndërhyri.
Sfidanti.al