Juventus kërcënon yjet, s’ka para nëse nuk arrihet Championsi!

Është gjithçka kaq e thjeshtë, sepse nuk jemi duke luajtur futbollin e kënaqësisë, por futbollin e detyrimeve. Të ishte ndryshe, nuk do të paguheshin me miliona euro në sezon dhe kjo e relativizon vlerën e asaj që japin në fushë. Yjet e Juventusit janë paralajmëruar nga drejtuesit se duhet të kualifikohen me patjetër për në Champions sezonin e ardhshëm, ndryshe asnjëri prej tyre nuk e ka vendin të sigurt në ekip edicionin e ardhshëm. Nga ky rregull nuk përjashtohet as Kristiano Ronaldo, madje ai mund të jetë i pari në pikëpyetje duke pasur parasysh rrogën prej rreth 31 milionë eurosh në vit (sipas asaj që raportojnë mediat europiane). Championsi siguron të ardhura, dhe mungesa e tij sjell krizë financiare. Në mes të atyre që mund të ikin janë Paulo Dibala, Matijs De Ligt, Aron Ramsej, madje edhe trajneri Andrea Pirlo me ndihmësit e tij. Juventusi ndodhet aktualisht në vendin e katërt në Serinë A, me pikë të barabarta me Napolin e vendit të pestë, por mund të zbresë më poshtë nëse humbet ndeshjen direkte në Torino këtë të mërkurë.

Sfidanti.al