Durant-Harden mbi Antetokumbon por sa e vështirë ishte në Nju Jork!

Nëse do të konsiderohet si një ndeshje “kupe” në shtëpi atëherë përfundimi nuk ishte shumë i mirë. Një fitoren me dy pikë epërsi në fushën tënde nuk është asnjëherë bindëse, ndonëse në NBA diferencat në fitore nuk kanë asnjë rëndësi për renditjen përfundimtare. Bruklin Nets, udhëhequr nga dyshja Kevin Durant-Xhejms Harden, ia doli me shumë vështirësi ndaj Miluokit të Janis Antetokumbos me rezultatin 125-123. Në një sfidë në Nju Jork, që u duk se u luajt pa mbrojtje fare, Antetokumbo shëoi 34 pikë në humbje, dhe iu afrua një tripëll dabëlli me 12 topa në tabela e 7 asistë, plus 2 vjedhje topi. Kris Midëlton e ndihmoi shumë me 24 pikë, 4 tabela, 4 asistë e 4 vjedhje topi, ndërsa Holidei shënoi 22 pikë e Bruk Lopez 15. Miqtë luajtën vetëm me 9 lojtarë gjatë gjithë ndeshjes.

Për Bruklinin, Harden pati 34 pikë, 6 topa në tabela e 12 asistë, ndërsa Duranti 30 pikë, 9 topa në tabela, 6 asistë e 2 bllokime gjuajtjesh. Edhe për vendasit u aktivizuan vetëm 9 basketbollistë. Pas fitores, Bruklin është në vend të 5-të në Lindje me 9 suksese e 6 humbje, ndërsa Miluoki është i dyti po në Lindje me 9 fitore e 5 humbje.

Sfidanti.al