Nicolo Zaniolo ka rezultuar pozitiv me Covid-19. Talenti i Romës qe është ende jashtë fushave të lojës për shkak dëmtimi dhe vazhdimisht në monitorim si shokët e tij të skuadrës, nëpërmjet rrjeteve sociale siguroi ndjekësit e tij se është mirë duke shprehur edhe dëshirën për t’u kthyer në fushën e lojës
‘Shpresoj që të kthehem në stërvitje në Trigoria sa më shpejt të jetë e mundur-shkruante Zaniolo në Instagram-ndërkohë do të mbështes shokët e mi të skuadrës nga shtëpia’.
Pozitiviteti i Zaniolos nuk shqetëson Romën pasi futbollisti nuk ka qenë pjesë e skuadrës gjithë këtë kohë kështu që lojtarët e tjerë të verdhekuqve nuk do të duhen t’i nënshtrohen protokollit që imponon izolim dhe hyrje në atë të ashtuquajturën ‘flluskë’.
Sfidanti.al