‘Përshëndetje miq…Rezultova pozitiv me Covid dhe ndonëse ndihem mirë dhe do të mund të punoj vetëm, do të duhet të pres që të kthehem në stërvitje me shokët e mi të skuadrës’-kështu shkruante Theo Hernandez teksa u komunikonte fansave të tij se ishte prekur nga coronavirusi. Futbollisti nuk ishte në ndeshjen me Cagliarin dhe disa tifozë të Milanit nuk e pritën aspak mirë këtë duke reaguar në mënyrën më të shëmtuar të mundshme duke fyer të dashurën e futbollistit. Zoe në rrjetet sociale duke e akuzuar dhe fyer në Instagram me fraza vulgare.
Por influencerja e re iu kundërpërgjigj menjëherë, ndërsa vetë Theo shkroi: ‘Përpiqemi të jemi të kujdesshëm dhe respektojmë rregullat. Faleminderit të gjithëve për mesazhet e ngrohta’.
Sfidanti.al