Kaosi me Australian Open, Djokovic kërkon ndihmë për tenistët në izolim, autoritetet e refuzojnë

Kur duhen 3 javë nga starti i Australian Open, ka nisur një betejë e vërtetë mes tenistëve dhe qeverisë australiane për 72 lojtarët e vendosur në karantinë nga autoritetet lokale. Novak Djokovic  u bë zëdhënësi i tenistëve duke vërë disa kërkesa për mbrojtjen e atyre që janë në izolim në Melbourne  për shkak se disa persona që ishin në avionët e tyre gjatë udhëtimit për në Australi rezultuan pozitivë me Covid

Por kërkesat e Djokovic u hodhën poshtë nga komisarja për emergjencën Covid në shtetin e Victorias, Emma Cassar duke u përgjigjur në mënyrë të tillë duke mos dhënë asnjë shans për nisje bisedimesh. ‘Nuk do të vëmë në rrezik sigurinë e komunitetit-tha Cassar pas letrës së Djokovic i dërgoi Craig Tiley.

Në të njëjtën linjë ishte edhe kryeministri i Victoria, Daniel Andreës. ‘Njerëzit janë të lirë të bëjnë kërkesa, por përgjigjja jonë është jo-tha Andreës-rregullat aplikohen për sportistët ashtu sikurse edhe për personat e tjere, nuk ka trajtime speciake sepse virus nuk bën dallime’.

Sfidanti.al