Euroliga s’pyet për favoritë, Zvezda i “shkul” kurorën Realit në Madrid!

Ishte një ndeshje e prapambetur Eurolige, të cilën normalisht vendasit duhej ta kishin fituar. Edhe pse pa publik në Arenën e Madridit, Reali ishte favorit i madh ndaj Crvena Zvedës, por kampionia e Serbisë dhe e ABA Ligës i përngjau qoftë edhe për një mbrëmje skuadrave të lavdishme të ish-Jugosllavisë, Cibonës së Zagrebit, Jugoplastikës së Splitit, Bosnjës së Sarajevës apo Partizanit të Beogradit. Fitore 79-77 për ekipin mik që, siç titullon “B92” “i shkuli kurorën Realin më mes të Madridit”. Kjo ishte fitorja e 7-të e Zvezdëz në Euroligë, baraz me pikë me Panathinaikosin, dhe humbja e 7-të e Realit që mbetet në vend të tretë, pas CSKA-së së Moskës e Barcelonës. Amerikani Uolden ishte më i miri për Zvezdën me 18 pikë, ndërsa tek Reali ishte Rudi Fernandes me 11. Natyrisht, ekipi serb nuk pati yje si dikur ekipet jugosllave me Toni Kukoçin, Dino Raxhën, Vlade Divacin, Zharko Paspaljin, Mirza Delibashiçin, Zharko Varajiçin e mbi të gjithë Drazen Petroviçin, që linte nam në mes të Madridit.

Sfidanti.al