Mbappe dhe e ardhmja: Do të vendos me prindërit e mi

Kylian Mbappe është gjithnjë e më shumë në qendër të zërave të merkatos. Vetë protagonisti i lajmeve të shumta që  janë publikuar së fundmi ka folur për të ardhmen e tij në Copa90.

‘Cdo vendim e marr bashkë me familjen time-tha talenti francez i Paris Saint Germain-më kanë sjellë këtu dhe më kanë lejuar të jem ky që jam sot. Pa ata do të ishte e pamundur sepse kur je në momente të vështira si cdo person tjetër në karrierën e tyre, ata janë aty për ty dhe prindërit e mi kanë qenë gjithnjë pranë meje. Pa ata dhe shembullin e tyre për atë që është gjëja e drejtë, nuk do të isha aty ku jam sot. Jam me fat që jam atje’.

sfidanti.al