Petr Cech mund të kthehet të veshë fanelën e Chelseat. Sipas asaj që publikohet te ‘The Athletic’, portieri 38 vjecar do të luajë me skuadrën B të Bluve të Londrës në mbrëmjen e së hënës. ish futbollisti i përfaqësueses ceke është në listën e 25 lojtarëve të grumbulluar si një masë paraprake e marrë nga skuadra për shkak edhe të gjendjes së krijuar nga pandemia coronavirus. Cech, që aktualisht mbulon rolin e Drejtorit Sportiv të Chelseat do të luajë ndaj Tottenham në Premier League 2 dhe do të kthehet të veshë fanelën e Bluve për herë të parë që nga viti 2019 kur ndeshja e fundit e luajtur prej tij ishte finalja e Europa League
Gjithnjë sipas ‘The Athletic’, Cech është në listën e të grumbulluarve sepse finlandezi Lucas Bergstrom, luajti të shtunën me U18 dhe nuk i lejohet të luajë 2 ndeshje në 48 orë. Ai mund të zëvendësohej nga Karlo Ziger, por ky i fndit është pjesë e ‘flluskës’ së skuadrës së parë dhe Lampard preferon që të mos i bashkohet ekipit të dytë për të mos përsëritur testin për Covid-19
sfidanti.al