Pas barazimit në ekstremis në ndeshjen kundër Parmës, Milani duhet të rigjejë suksesin këtë të mërkurë kundër Genoas. Për fat të keq, Pioli nuk merr lajme të mira nga infermieria. Zlatan Ibrahimovic me shumë mundësi nuk do të rrezikohet sepse ndjen ende dhimbje në kofshë. Suedezi u stërvit me pjesën tjetër të grupit, por ishte një stërvitje shkarkimi.
Nga 3 lojtarët që munguan ndaj Parmës, vetëm Saelemaekers duket se është riaftësuar për të qenë të paktën në stol kundër Genoas. Në sfidën ndaj dukalëve u larguan përpara kohe nga fusha e lojës, Bennacer dhe Gabbia që janë mungesë e sigurt në Marassi. Mesfushori algjerian ka një tërheqje në fleksorin e kofshës së djathtë, ndërsa për mbrojtësin duhet të kuptohet nëse ka dëmtim të ligamentit të gjurit.
Sfidanti.al