Nje titull Doctor Honoris Causa per mjerimin e futbollit

Duke filluar nga 9 nentor  2020  futbolli shqiptar ka tashme nje Doctor Honoris Causa. Dhe ju akordua sot zotit Armand Duka, President i Federates Shqiptare te Futbollit.

Mos prisni qe te kritikoj Universitetin e Sporteve  qe e akordoi kete tillull sese mendoj se ai ishte plotesisht i kopsitur. Ndonese me fytyra te maskuara, Universiteti ne fakt nuk beri gje tjeter veçse konsakroi nje mendim te konsoliduar prej kohesh ne opinionin tone sportiv dhe ate jo sportiv “per meritat dhe aftesite shume te vecanta te zotit Duka”.

I vetmi problem qe mund te ngreme ne fakt ka te beje me motivacionin e dhenies se titullit sepse kemi mendim paksa ndryshe per tekstin e atij motivacioni. Sipas nesh nje motivacion shume i goditur dhe plotesisht ezaurues per argumentimin e dhenies se “Doctor Honoris Causa” te parin  ne futbollin shqiptar do te ishte si me poshte:

“Per uzurpimin e te gjitha pushteteve ne institucionin qendror te futbollit dhe shnderrimin e tij ne nje institucion praktikisht privat.  Per fallsifikimin e pjesemarresve ne Asamblene Zgjedhore me menaxhimin shume vjear e rezultatit te zgjedhjeve ne FSHF.  Per mungesen e plote te transparences ne menaxhimin e fondeve dhe admininistrimin e aseteve te komunitetit te futbollit. Per perdorimin shume efikas te fondeve per zhvillimin e futbollit ne programin e rilindjes urbane dhe sofistikimit te kushteve te punes se administrates qendrore te FSHF pertej atij te zyrave qendore te UEFA-s ne Nyon te Zvicres. Per shume-fishimin ne pak vite te numrit te administrates qendrore te FSHF dhe rritjen e nivelit te pagave nder me te lartat ne vendet e lindjes. Per perdorimin me shume efikasitet te administrates qendrore dhe lokale te FSHF ne funksion te fushatave zgjedhore si te pergjitheshme ashtu dhe lokale.

Per harmonizimin e konfliktit te interesave dhe perfitimeve private me politikat e shfrytezimit te te drejtave tregtare te kombetares se futbollit. Per arritjen e perfitimit te nje denimi shembullor per trukim ndeshjes se skuadres me te titulluar ne 10 vjecarin e fundit. Per reduktimin ne nje minimum historik te numrit te individeve qe merren aktivisht me futboll. Per 17-18 vjet rezultate te dobeta por dinjitoze te ekipeve kombetare te te gjitha niveleleve ne kompeticionet europiane dhe boterore. Per menaxhimin e rezultateve dhe renditjes perfundimtare te kampionateve kombetare dhe eleminimin e surprizave te pakendeshme sportive. Per uljen drastike te numrit te publikut ne ndeshjet e kampionateve te futbollit. Per ,praktikisht, zerimin e kontributeve te sponsorve te pergjithshem ne klubet e futbolli. Per organzimin e nje “eventi unik” si ai i bojkotit total te futbollit. Per formimin e brezave te tere te gjyqtareve pa integritet moral dhe profesional. Etj , etj.”

 

Te tera keto sa kemi permbledhur me shpejtesi ne motivacionin e sugjeruar nga ne jane gjera qe nuk mund te ishin arritur dot pa shkaktuar skandale  dhe nderhyrjen e drejtesise ..sikur ne mes nuk do te qendronin zotesite dhe aftesite personale te zotit Duka dhe vetem te atij. Askush tjeter nuk mund t’a sjelle ne pozite kaq te mjere futbollin e nje vendi dhe te trajtohet si “ hero” edhe nga Kryeministri  bile dhe te behet anetar i Komitetit Ekzekutiv te UEFAs pa pasur formim, cilesi dhe kurajo teper te veçante.

 

Puna dhe karriera e zotit Duka do te behen me siguri se shpejti rast studimor ne katedren e Universitetit te Sporteve te Tiranes dhe pse jo me gjere. Mjerimit te futbollit shqiptar i mungonte nje dekorate shkencore. ..

Sfidanti.al