Emri i Memphis Depay po përmendet sërish në zërat e merkatos së transferimeve të sesionit dimëror si përforcmi i Barcelonës pas dëmtimit të Ansu Fati me futbollistin që duket se nuk është i kënaqur te Olympique të Lyonit. Sulmuesi holandez u shfaq enigmatil në një intervistë për ‘Telefoot’ kur u pyet për gjendjen e ekipit dhe opsionet që ka Lyon në kampionatin francez
‘Titulli duhet të jetë objektivi ynë kryesor, por nuk mund të them gjithcka mendoj, atë që ndodh, atë që shoh-tha Depay-ka gjëra për të cilat nuk mund të flas’.
Në momentin më të mirë futbollistik, Depay tashmë 26 vjec, pa sesi dështoi kalimi i tij te Barcelona kur kjo lëvizje u duk se ishte fakt i kryer. Dhe që nga ai moment, deklaratat e tij kanë qenë me tone keqardhje dhe pakënaqësie. Këtë radhë kritikat e tij nuk shkojnë për drejtuesit e klubit, por duket se janë për blerjet e reja të klubut dhe mungesës së ambicies së Lyonit që ka mbetur jashtë kompeticioneve evropiane dhe që në kampionatin aktual është në vendin e pestë.
‘Ajo që them duhet të jetë një motiv për të gjithë lojtarët që vijnë te Lyoni-vijoi Depay-sepse është një klub i madh, njerëzit duhet ta kuptojnë këtë. Cdo futbollist që vjen këtu duhet të kuptojë këtë. Këtu vjen për të fituar trofe. Të paktën duhet të jetë ky mentalitet’.
Përsa i përket të ardhmes së tij, Depay preferoi të mos bëjë premtime.
‘Nuk do të bëj premtime të cilat jam i sigurt se nuk do t’i mbaj. Duhet të shfrytëzoj momentin që jam ende këtu-tha Depay, kontrata e të cilit me Lyonin skadon në verën e vitit 2021. E ardhmja e tij duket se do të jetë në Camp Nou, gjithnjë nëse në pankinë do të vazhdojë të jetë Ronald Koeman, që e kërkoi me ngulm blerjen e tij edhe gjatë verës, në varësi të asaj se cfarë do të ndodhë në zgjedhjet e ardhshme të klubit.
Sfidanti.al