Njëri quhet Gerd dhe tjetri Tomas, emra të shkëlqyer dhe të veçuar në përvjetorin e Federatës Gjermane të Futbollit. Mbiemri Myler del në pah, ndërsa festohet 100-vjetori i themelimit të DFB-së, si lojtarë me shumë ndeshje e me shumë gola. Në vitet 70-të, Gerd Myleri është lojtari me më shumë gola i kombëtares me 51 të tillë (62 në total), ndonëse për ndeshjet në ato vite, numri 1 është portieri Zep Maier me 77. Tomas Myleri fitues i të dyja kategorive në vitet 2010-2019 me plot 100 ndeshje dhe me 38 gola. Suksese historike për një mbiemër të tillë në një kombëtare ku kanë luajtur yje të mëdhenj si Fric Valter, Helmut Ran, Ernst Lener, Uve Zeler, Franc Bekenbauer, Karl-Hajnc Rumenige, Lotar Mateus apo Jurgen Klinsman.
Sfidanti.al