Samuel Eto’o bëhet protagonist i një aksidenti të rëndë automobilistik në Kamerun. Mësohet se ish futbollisti humbi kontrollin e makinës së tij duke u përplas me një autobus në Duala. Impakti i përplasjes ishte i fortë me ish lojtarin e Barcelonës dhe Interit që u dërgua në spital, por për fatin e mirë Samuel Eto’o bëri të ditur se është mirë.
Eto’o, futbollisti me më shumë tituj në historinë e futbollit afrikan, u zgjodh lojtari më i mirë i Afrikës në vitet 2003, 2004, 2005 dhe 2010 dhe në periudhën 1997-2014 ai zhvilloi 118 ndeshje me përfaqësuesen e Kamerunit duke shënuar 56 gola.
Gjatë karrierës së tij prej më shumë se 20 vitesh, sulmuesi ka veshur fanelat e ekipeve të tillë si Real Madrid, Leganes, Mallorca e Barcelona, te kjo e fundit përjetoi epokën e artë të tij, ashtu sikurse ndodhi edhe te Interi apo Chelsea. Pas një etape prej 3 sezonesh në Turqi ku luajti me Antalyaspor dhe Konyaspor, Eto’o firmosi me klubin Qatar SC
Sfidanti.al