Shaqiri refuzon dorëzimin: Nuk ika vetë nga Liverpuli, dua ta fitoj sfidën!

Shumëkush i tha se nuk duhej të vazhdonte në “Anfild”, pasi e ardhmja e tij nuk ishte aty. Xherdan Shaqiri, mesa duket, pati mendim tjetër. Ylli shqiptar i Kosovës (dhe i Zvicrës) vendosi të hidhte poshtë ofertat që pati gjatë verës dhe shtatorit për ta provuar edhe një herë veten tek Liverpuli. “Nuk dua të flas këtu për Liverpulin, – tha ai para ndeshjes me Gjermaninë, – natyrisht, në futboll ka gjithnjë spekullime për të ardhmen e lojtarëve. Edhe unë e kam menduar diçka të tillë, por përfundimisht vendosa që të qendroj dhe të luftoj për të fituar vendim tim në skuadër. E kam treguar disa herë se mund të luaj mirë”. Shaqiri ka luajtur 42 ndeshje, ka shënuar 8 gola e ka dhënë 5 asistë, por kohët e fundit ka luajtur pak.

Në radhët e Zvicrës ai ishte titullar në ndeshjen spektakolare ndaj Gjermanisë në Ligën e Kombeve. Shaqiri ishte aktiv për 66 minutat që ishte në fushë, derisa u zëvendësua nga Sov. Në stadiumin e Këlnit ai rrezikoi që në minutat e para, por u ndalua nga Nojeri, ndërsa më pas shërbeu për Seferoviçin, që nuk arriti të shënonte. Në përfundim doli 3-3, ndërsa Shaqiri e ka treguar veten se tek Zvicra është gjithnjë në formë.

Sfidanti.al