Fernando Alonso është kthyer zyrtarisht. Piloti spanjoll zbriti në pistën e Barcelonës me makinën Renault RS20 sigurisht me numrin 14 ne të për një filming day prej 100 km në kuadër të përgatitjeve të tij për rikthimin në garat e Formula 1 në vitin 2021 me skuderinë franceze që duke nisur nga viti I ardhshëm do të quhet Alpine F1 Team
‘Kthimi në drejtimin e një makine të Formula 1 është një ndjenjë e pabesueshme-tha Alonso-pas 2 viteve të fundit që nuk drejtova asnjë njëvendëshë, ky ishte një fillim i ri, Jam me të vërtetë I entuziazmuar, do të tentojmë të shfrytëzojmë në maksimum këto xhiro për të mësuar sa më shumë gjëra që të jetë e mundur.
Sfidanti.al