Prapë me Lituaninë? Këtë herë, pa maskë… do sulmojmë portën e tyre!

Drejt Lituanisë pa maskë! Nuk flitet për maskën e Covidit, por për maskën e lojës. Këtë herë do të sulmojmë portën e Lituanisë dhe jo portën tonë si në Tiranë. Këtë herë do ta kemi mëndjen në mësim dhe nuk do të shohim më skena, ku porta të braktiset nga “dezhurni”   dhe topi i golit të shoqërohet me badigard  drejt rrijetës., siç ndodhi me kapitenin Hysaj. Këtë herë do të ketë përsëri eksperimente nga trajneri De Biazi, në epruvetën e formacionit do të trazohen emra të tjerë, por pritet që fundi të jetë i lumtur dhe tullumbaci kuqezi të fryhet deri me krekosje siç ndodh pas fitoreve qw largojnw..krizat!

Ka thënë profeti që do të fitojmë në Lituani apo kemi “radhën” pas asaj që ndodhi në Tiranë? Mos harroni se humbja me Lituaninë në Tiranë, nëse do të guxonim ta krahasonim me humbjet e tjera ku jemi kapur duke “vrarë veten”,  ka  qënë më e shpejta për t’u hedhur në koshin e disfatave. Nuk kishim kohë as për të vënë peshqirin e lagur në kokë, sepse lindi bojkoti , një mjegull e madhe , që  përmbyti edhe futbollin e fëmijëve. Pale kur thonë…në emër të një ekonomie futbolli të lulëzuar në të ardhmen.

Shyqyr Zotit,  skenaristëve  të grevës as nuk u shkoi mëndja të fusnin në bojkot edhe  Kombëtaren,  ndoshta ngaqë jetojnë në  dy realitete të ndryshme . Kampionati mund të pagëzohet “ferri” , ndërsa Kombëtarja “parajsa”.  Vetëm kështu mund të shpjegohet që klubet e presidentëve u shtrënguan të futeshin me pahir  në  “big-brotherin e bojkotit”, kurse klubi i presidentit të presidentëve, zotit Duka, të mbetej i vetëm në fushë. Jo per lojen e vogel, por per lojen e madhe!  Një “klub” që nuk ka nevojë t’i thuash mbaj maskën, sepse ka kohë që ka krijuar..distancim social me tifozët…

Sfidanti.al