Zyrtare, El Clasico i parë,Barcelona-Real Madrid, në 24 tetor

El Clasico i parë i sezonit 2020/21 në futbollin spanjoll mes Barcelonës dhe Realit të Madridit në javën e 7 do të luhet të shtunën e 24 tetorit në orën 16:00 në Camp Nou, ditë ku mund të ndodhë edhe mocioni i mosbesimit ndaj presidentit të Barcelonës, Josep Maria Bartomeu, gjithnjë nëse do të ndërmerret ky hap.

Barcelona dhe autoritetet e rajonit të Katalonjës po punojnë së bashku për protokollin që duhet aplikuar për referendumin e Votës së Mosbesimit nëse do të quhen të vlefshme 16520 firmat e mbledhura. Një nga datat e mundshme për këtë referendum ëhtë fundjava e 17-18 tetorit, ndërsa tjetra është ajo në 24 tetor kur është parashikuar të zhvillohet edhe El Clasico.

Duke lënë mënjanë këtë cështje, mësohet se Reali i Madridit do të shkojë në El Clasicon e 24 tetori me 1 ditë më pak pushim pasi në 21 tetor do të presë Shakhtar Donetsk në ndeshjen e parë të Ligës së Kampioneve, ndërsa Barcelona do të luajë në 20 tetor në Camp Nou ndaj Ferencvarosit ku aktivizohet futbollisti i kombëtares shqiptare Myrto Uzuni.

sfidanti