Tomas Myler: Problemi i Bajernit është te koka, jo te këmbët!

Nuk është se po shkojnë keq, shumicën e ndeshjeve po i fitojnë dhe kanë shtuar edhe dy trofe të tjerë pas atyre që fituan deri tek Championsi. Gjithsesi, futbollistët e Bajernit nuk duket se janë në atë formë “rrëzëllitëse” që patën deri në gusht, dhe fitoret po vijnë me vështirësi, plus edhe ndonjë humbje. Tomas Myler, lojtari i tyre emblematik, thotë se bavarezët e kanë një problem, por nuk është ai që shumëkush mendon, pra që “ekipi nuk ka energji për të luajtur 90 minuta në nivel të lartë”.

“Problemi ynë është në kokë, jo te këmbët, – thotë Myleri, – kur fut në xhep 5 tituj, padyshim që ka një moment ngopjeje, vetëkënaqësie, një moment kur njeriu dëshiron të shijojë atë që ka arritur, dhe kjo sjell ulje të përqëndrimit dhe të ritmit. Është logjike, por gjithsesi ne nuk jemi diçka kaq logjike, kaq normale. Ne jemi Bajerni. Ne kemi bërë gjëra shumë të mira, por këto janë e kaluara dhe ne duhet të vazhdojmë ta bëjmë”.

Sfidanti.al