“Oh, nuk mund të jetë e vërtetë”. Këto fjalë i tha me vete Novak Gjokoviç, ndërsa goditi pa dashje gjyqtarin e vijës anësore në ndeshjen e të tetave të finaleve në Rolan Garos ndaj Karen Kaçanovit. Këtë herë, natyrisht, nuk pati ndonjë rrezik për skualifikim siç ndodhi në US Open sepse goditja nuk ishte për shkak të nervozizmit dhe pakujdesisë, por një goditje e ardhur nga një aksion gjatë ndeshjes. “Më ka ndodhur edhe herë të tjera në këta 15 vjet, u ka ndodhur edhe tenistëve të tjerë, – tha numri 1 i botës, – më vjen keq për gjyqtarin dhe do të shkoj ta shikoj sërish pasi u duk se kishte një problem në vendin ku u godit”. Gjithsesi, për Nolen pati lajm pozitiv sepse kompanitë e basteve e kanë nxjerrë si tenistin favorit për të fituar Grand Slemin e Parisit. Për herë të parë në 15 vjet, favorit në Rolan Garos nuk është Rafael Nadal.
Sfidanti.al