Për “Il Korriere delo Sportin” është e sigurt që për napolitanët do të ketë vetëm ndëshkim financiar, ndërsa “La Gazeta delo Sporti” është më e rezervuar dhe shkruan se një vendim mund të merret në fund të javës (pas apelimit të Napolit), dhe ndoshta mund të ketë edhe rezultat 3-0 në tavolinë në favor të Juves. Vazhdojnë polemikat dhe diskutimet në Itali pasi ndeshja e Serisë A nuk u luajt, sepse skuadra jugore nuk udhëtoi drejt Torinos për shkak të koronavirusit. Debati është nëse patën të drejtë autoritetet shëndetësore vendore, apo gjithçka duhet të bazohet në protokollin sanitar të Ligës së Futbollit dhe të Federatës? Një ekuilibrim i vështirë, por ndoshta mund të anohet nga protokolli për të mos rrezikuar vazhdimin e kampionatit. Kjo, sepse edhe skuadra të tjera mund të zgjedhin që të mos udhëtojnë në raste si ai i Napolit, edhe pse pati vetëm 1 futbollist të sëmurë me koronavirus.
Sfidanti.al