Lebroni drejt rekordeve të reja në plej ofin e NBA-së!

Vazhdon debati nëse është ai më i miri i të gjitha kohëve apo është Majkëll Xhordan, debat që ndoshta nuk do të përfundojë kurrë, por gjithsesi Lebron Xhejms vazhdon rrugën e tij. Superylli 35-vjeçar po i afrohet dy rekordeve të reja në plej of, duke kërcënuar legjenda si Mexhik Xhonson dhe Xherri Uest. Kapiteni i Lejkërsave arriti në 1840 asiste në plej of, duke lënë pas të famshmin Xhon Stokton (1839), e duke qenë në ndjekje të Mexhik Xhonsonit që ka 2346 asiste në këtë fazë të NBA-së. Më herët janë lënë pas legjenda si Xhejzën Kid, Toni Parker, Rejxhën Rondo, Lerri Bërd, Stiv Nesh, Skoti Pipen apo Kobi Brajant. Lebroni doli në vend të dytë edhe për numrin total të gjuajtjeve në plej of, duke pasur 545. Ai kaloi legjendën Karim Abdul Xhabar që arriti në 544, ndërsa Xherri Uest kryeson me 612 gjuajtje.

Sfidanti.al