Si nuk po merren dot vesh për një gjë kaq njerëzore? Një nga ndeshjet më të rëndësishme të Serisë A, ajo mes Juventusit e Napolit, është bërë një “mollë sherri” mes dy klubeve, po edhe mes institucioneve. Napoli deklaron se është në izolim dhe se nuk janë kushtet që të shkojë në Torino. Presidenti De Laurentis mbështetet tek vendimet e autoriteteve shëndetësore vendore dhe kombëtare italiane, duke thënë se nuk janë kushtet për lojë. E qartë që Napoli nuk mund të shkojë në Torino për të luajtur seriozisht, përveçse për të luajtur ndonjë miqësore, pasi e tillë është gjendja.
Nga Liga Italiane e Futbollit, që është organizatore e Serisë A, vjen ftesa për të luajtur dhe sipas kësaj napolitanët e humbasin ndeshjen 0-3 në tavolinë. Gjithsesi, këshilltari i Federatës Italiane, Pietro Lo Monako, thotë se Napoli ka të drejtë dhe se ndeshja duhet të shtyhet. Të shohim sesi do të shkojë kjo përplasje.
Sfidanti.al