Zinedin Zidan është një trajner në hall, dhe jo vetëm sepse skuadra e tij zakonisht shënon pak. Problemi tjetër i madh i francezit është që Reali është goditur nga dëmtimet vitin e fundit dhe për momentin është në vështirësi për formacionin. Dani Karvahal nuk do të luajë për 2 muaj, por ja ku shtohet në listë edhe “zëvendësuesi” i tij, Odriozola që mund të mungojë 2-3 javë. Të dëmtuar të tjerë janë Toni Kros dhe Eden Hazar, pra lojtarë shumë të rëndësishëm dhe, siç shkruan “Marka”, Zidanit nuk i mbetet tjetër veçse të eksperimentojë duke ndryshuar pozicionet për Naçon, Mendinë apo Lukas Vaskezin. Në total, të dëmtuarit në 4 javë kampionati janë 11, pasi shtohen edhe Marselo (4 ditë pushim), Asensio (28 ditë), Isko (18 ditë), Joviç (9 ditë), Mariano, Lukas Vaskez (ishte i dëmtuar më parë), Militao.
Sfidanti.al